Se sa thellë është shtrirë lufta propagandistike kundër UÇK-së, nuk ka nevojë të kërkojmë shumë larg. Mjafton t’i dëgjojmë fëmijët se çfarë dëgjojnë në shtëpitë e tyre.
Një ditë para vendimit të shumëpritur të Gjykatës Speciale, më 16 shtator 2026, një nxënëse më pyeti:
— A kemi mësim nesër?
Pyetja më intrigoi. Duke pasur parasysh thirrjet e ambasadave për kujdes, për shkak të mundësisë së tensioneve në ditën e vendimit. E pyeta:
— Pse, çfarë ka nesër? A është ndonjë festë?
Ajo m’u përgjigj:
— Jo, jo, nesër është gjyqi!
Kjo më nxiti të zhvilloja një bisedë me nxënësit, për të kuptuar se çfarë dinin për UÇK-në dhe për procesin në Hagë.
I pyeta:
— Pse po gjykohen uhëheqësit e UÇK- së?
Përgjigjja e parë më tronditi:
—Fëmijët; po gjykohen “sepse kanë bërë masakra ndaj popullit të vet”!!
I tronditur nga përgjigja, pyeta se ku e kishin dëgjuar këtë?
—Fëmijët “I kemi dëgjuar prindërit tanë duke folur.”
Kjo përgjigje ishte e dhimbshme dhe tronditëse. Fëmijët nuk e krijojnë vetë një gjykim të tillë; ata shpesh përsërisin atë që dëgjojnë nga të rriturit. Kjo na kujton se sa thellë mund të depërtojë propaganda kur hyn në familje dhe përcillet brez pas brezi si një e vërtetë e padiskutueshme.
Nuk duhet të kemi frikë nga pyetjet, nga e vërteta dhe nga drejtësia. Por duhet të kemi kujdes të madh që fëmijëve të mos u përcjellim urrejtje, paragjykime, akuza të pambështetura apo rrëfime të rrejshme.
Më e dhimbshmja është se, pa e kuptuar, ne mund t’i brumosim fëmijët tanë me rrëfime negative, me trillime dhe me paragjykime. Ndërkohë, edhe fëmijët serbë rriten shpesh me narrativa armiqësore ndaj UÇK-së dhe ndaj popullit shqiptar në përgjithësi.
Fëmija nuk e di kush ka të drejtë. Ai beson atë që dëgjon nga të rriturit, sidomos nga prindërit. Prandaj propaganda nuk fillon gjithmonë në libra apo në media; ndonjëherë ajo fillon në familje.
Prandaj kam nje;
Apel për prindërit
Mos i infektoni fëmijët me urrejtje, paragjykime dhe të pavërteta rreth luftës çlirimtare, historisë sonë dhe krijimit të shtetit të Kosovës.
Flisni me ta me maturi. Mësojini të pyesin, të dëgjojnë, të kuptojnë të vërtetën. Mësojini fëmijëve të vërtetën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifinën e tyre për liri, të cilen sot e gëzojmë.
Fëmijët nuk kanë faj për atë që dëgjojnë në shtëpi, ata u besojnë prindërve dhe shpesh e marrin si të vërtetë çdo gjë që u thuhet.
Le t’u lëmë brezave të rinj jo barrën e urrejtjes, por përgjegjësinë për të kërkuar të vërtetën, për të ruajtur dinjitetin dhe për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë mbi sakrificen e brezave.
Prof. Elhami Qeriqi



