Përveç manifestimit të kundërshtimit ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj udhëheqësve të UÇK-së, një kërkesë imediate duhet të jetë edhe kërkesa për shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, jo pse është anëtare e kabinetit të Kurtit, por për shkak se ajo ka deklaruar publikisht se është bashkëpunëtore e Gjykatës Speciale.

Prandaj kjo nuk duhet të jetë një kërkesë kalimtare dhe as të humbasë në zhurmën e protestës.

Shfrytëzojeni këtë momentum për t’i artikuluar dhe për t’i ndjekur qartë objektivat për të cilat është tubuar masa në Shesh. Pra, ajo, duhet të ketë qëllim, mesazh dhe kërkesa të qarta.

Prof Elhami Qeriqi