Nxënës të dashur!
Mësimdhënës e prindër të respektuar!
Në vigjilje të fillim vitit të ri shkollor, ku hapet një dritare e re në jetën e mijëra fëmijëve, një dritare shpresëplote, ngrohur me rrezen e pambarim në rrugën e dijes si dhe kthimi i brezave shkollar në mësim pas pushimeve, dua t'ju uroj mbarësi në këtë 1 Shtator, me dëshirën që ky vit i ri shkollor të shënohet e kurorëzohet ne arritje, suksese e lartësi të reja në rrugën e dijes.
Urime 1 Shtatori, mbarë e mirë për të gjithë ju nxënës, mësimdhënës e prindër!



