Shkruan:Lulzim Haziri, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Presidenti sirian Hafez al- Asad luftoi me kundërshtarë të shumtë, ku disa nga këta bën edhe komplot në mënyrë të heshtur brenda strukturave qeveritare, përderisa të tjerët morën armët nëpër rrugët e qyteteve të Alepos, Homsit, Hamas dhe Damaskut. Ky kapitull flet për përpjekjet e Asadit për të mundur grupet e armatosura që operonin nëpër rrugë, ku shumica e tyre ishin të afërt me Vëllazërinë Myslimane të Sirisë.

Në mënyrë që të kuptohet luftimi i terorizmit nga Asadi, duhet të kuptohen më mirë bazat sociale të dy partive të mëdha në Siri, Ba’th dhe Vëllazëria. Ky kapitull fillon me ngritjen e regjimit të Asadit që i përkiste partisë Bath dhe ishte Alauit, kurse Vëllazëria Myslimane ishte Suni, një lëvizje që me dhunë sfidonte autoritetin e Asadit. Këtu kemi të bëjmë me një luftë për legjitimitet ndërmjet Asadit dhe Vëllazërisë, që pason me spjegimin e epizodeve të dhunës duke përfshirë edhe shkatërrimin e bazës me të rëndësishme të Vëllazërisë që ishte qyteti Hama.

Prapaskena:

Ndarjet sociale në Siri janë të organizuara në tri akse të rëndësishme. Aksi i parë është ai religjioz. Përafërsisht 69% të popullatës janë mysliman Suni, 14% janë të krishterë, 12% janë alauit (që është një formë e Shia-s), dhe pjesa tjetër janë druz dhe ismajli. Tensionet e fshehta ndërmjet këtyre grupeve ishin shfrytëzuar nga Franca kolonialiste, e cila kishte favorizuar liderët druzë dhe alauit si mjete për të kontrolluar shumicën që ishin suni. Kur francezet lëshuan vendin, shumë alauit mbeten në pozita të larta sunduese, e kjo hidhëroi shumë liderët suni, të cilët donin sundim nga shumica.

Aksi i dytë dhe shumë i rëndësishëm ishte ai ekonomik. Grupet e Vëllazërisë Myslimane që udhëhoqën kryengritjen kundër Hafez al-Asad-it kishin rrënjet në artizanate dhe klasat tregtare në shumicën e qyteteve në Siri. Kjo qëndronte pasi që shumica e imamëve në Siri ishin shumë dobët të kompenzuar saqë ishin të detyruar të siguronin kafshatën e gojës edhe si tregtarë. Partia Ba’th ishte e shtrirë në pjesën rurale të Sirisë, që ishin të tërhequr në socializmin Ba’thist dhe nga premtimet e rishpërndarjes së tokës. Edhe pse kryengritja e Vëllazërisë Myslimane shpesh është portretizuar si luftë religjioze, frustrimi me migrimin nëpër qytete dhe kushtet e këqija të pagave përforcuan shumë lëvizje kryengritëse.

Aksi i tretë ishte ai politik. Pas ikjes së kolonisë francezeve më 1916, fraksionet politike që për shumë vite ishin ngritur nën sipërfaqe të debatit social morrën hovin në skenën nacionale. Nacionalistët, komunistët, partitë islamike, dhe ajo ba’thiste luftuan për të marrë kontrollin e një shteti kaotik që në shumë respekte ishte shtet pa shtet-komb. Kaosi politik la shumë hapësirë për dy partitë më të rëndësishme revolucionare: Vëllazëria Myslimane dhe ajo Ba’th.

Partia siriane Ba’th

Përveq disa shenjave të demokracisë siriane në fundin e viteve 1940, disa seri të puçeve ushtarake ndodhën menjëherë pas bashkimit me Egjiptin ndërmjet viteve 1958 dhe 1961. Pasi u shpërnda bashkimi (pas një puçi tjetër ushtarak), skena ishte bërë gati për Ba’thistët ambicioz, duke përfshirë këtu një oficer të ri të armatës ajrore të quajtur Hafez al-Asad, për të marrë pushtetin. Në vitin 1963, ai dhe një kuadër i vogël nga partia Ba’thiste të njohur si Komiteti Ushtarak që inicoi një puç relativisht të përgjakshëm që e solli partinë në pushtet për herë të parë në historinë e Sirisë. Pavarësisht nga kjo fitore, Asadi do të presë 7 vjet para se të marrë kontrollin e plotë në Siri. Deri në vitin 1970, Asadi kontrolloi shumicën e ushtrisë, por shefi i tij që ishte kundërshtar i tij nga partia Ba’th, e ai ishte Salih Xhadid, që rrinte ende larg establishmentit politik. Fillimi i pushtetit të Asadit ishte në kohën kur filloi kryengritja Palestineze në Jordan e njohur si Shtatori i Zi. Pas përkrahjes së pushtimit të Jordanit për të mbrojtur militantët Palestinez nga reprezaljet Jordaneze, Asadi e përdori këtë kaos për të arrestuar Xhadidin dhe përkrahësit e tij. Në mënyrë efektive, Asadi e morri pushtetin e shtetit Sirian, autoritet që nuk do ta lëshonte deri pas vdekjes së tij, 30 vite më vonë.

Partia “Vëllazëria Myslimane”

Vëllazëria Myslimane ishte themeluar në vitin 1928 nga një mësues Egjiptian i quajtur Hassan al-Bannah. Al-Bannah refuzoi atë që ai e konsideronte dekadencën Perëndimore dhe agresionin kulturorë, gjithashtu lëvizjet sekulariste nacionaliste që bëheshin të dukshme në Lindjen e Mesme. Në vitin 1949, Al-Bannah ishte vrarë (sipas të gjitha gjasave nga agjentët egjiptian) për pikëpamjet e tij, por pasardhësit e tij vazhduan të promovojnë kthimin në çka konsideronin atë të principeve kryesore të Islamit. Ideologjia e Vëllazërisë në Siri së pari u pranua nga studentët që studionin ligjet islamike. Disa nga ata kishin kryer Universitetin e Al-Azharit në Egjipt, kurse të tjerët ishin influencuar nga mësuesit që kishin udhëtuar në Siri në vitet e 1930-ta. Idetë që ishin të importuara nga Egjipti gjetën frytet e saja në Siri te shoqëritë e mirëqenies Islamike. Pasi se këto organizata ishin të shtrira në zona urbane, Vëllazëria u fokusua në rekrutimin e përpjekjeve organizative në qytete të mëdha. Në zonat rurale pa grupet shoqërore Islamike dhe klasën e zejtarëve, Vëllazëria kishte probleme të ndërtojë përkrahje shoqërore. Pasi që francezët braktisën Sirinë, Vëllazëria ishte njëra nga partitë e vogla që luftonte për pushtet në Siri. Por Vëllazëria ishte e frustruar me krijimin e Izraelit si shtet në vitin 1948, dhe menjëherë fitoi 3 vende parlamentare në zgjedhjet e vitit 1949. Vëllazëria luftoi si një parti politike e vogël deri në vitin 1958, kur Egjipti dhe Siria u bashkuan për të formuar Republikën e Bashkuar Arabe.

Ideologjia pan-arabe e Gamel Abdel al-Naser-it ishte diametralisht e kundërt për Vëllazërinë Myslimane, që ishte e ndaluar në Egjipt. E bllokuar nga skena politike, Vëllazëria u rifokusua në dhënien e arsimit dhe vlerat morale ndaj shoqërisë Siriane. Vëllazëria vazhdoi me këtë kapacitet deri në fillim të viteve 1970-ta, kur anëtari i Vëllazërisë Maruan Hadid, vendosi se ishte e nevojshme më shumë një veprim direkt. Hadid, që kishte punuar me Said Qutb në Egjipt gjatë viteve 1960-ta, besonte se vetëm rezistenca e armatosur mund të sillte autoritetin Islamik për të marrë pushtetin në Siri. Vëllazëria ishte e ndarë ndërmjet përkrahësve të Hadid-it në Aleppo dhe Hama dhe krahut më të moderuar në Damask e drejtuar nga Isam Atar. Pas dështimit që të pajtoj ndryshimet fraksionale në vitin 1971, Hadid organizoi nëngrupin e tij të quajtur al-Tali’al-Muqatila (Lufta Avangarde).

Lufta e Asadit për legjitimitet

“Lufta Avangarde” nuk i filloi operacionet ushtarake menjëherë, por kishte filluar të ndërtojë kapacitetin organizativ për të sfiduar shtetin Sirian. Edhe një kërcënim i nivelit të ulët ishte i rrezikshëm për Asadin sepse ai ende ishte duke e konsoliduar pushtetin në shtetin Sirian- e kjo nuk ishte detyrë e lehte për Alauitet në Siri.

Një ndër sfidat e hershme të Asadit ishte të përpiloj kushtetutën për ta legjitimuar pushtetin e tij. Drafti i parë, që e theksonte si parti sekulare dhe me vlera nacionaliste, tërboi shumicën e popullatës Sunite në Siri, që ishin të gatshëm të besonin se Alauitët dhe Asadi nuk janë aktualisht myslimanë. Asadi shpejtë e pranoi gabimin e tij: ai së pari ndryshoi kushtetutën ku kërkoi që presidenti të jetë mysliman dhe kërkoi nga Shefi i Këshillit të Lartë të Shia-s që të lëshojnë një fatwa ku do konfirmohej se Alauitët ishin me të vërtetë Mysliman. Problemi nuk ishte vetëm diferenca fetare mes Alauitëve dhe atyre Suni, por sekti me vetëm 10-12 % të popullatës siriane të dominojë në qeverinë Siriane. Ky fakt nuk ishte i humbur nga ana e Vëllazërisë Myslimane.

Në Nëntor të vitit 1980 Vëllazëria Myslimane në mënyrë direkte apeloi te Alauitët se “9 apo 10 përqind e popullaëts nuk mund të lihen të dominojnë me shumicën sepse kjo ishte kundër logjikës së gjërave” .

Këto përpjekje e bën atë të bëj lutje publike, duke kryer haxhin, dhe duke përdorur vargje nga Kurani gjatë fjalimeve të tij. Disa nga këto përpjekje iu kthyen mbrapsht kur Asadi lëshoi në qarkullim Kuranin me foton e tij në kopertinë, ku shumë Sunit e interpretuan këtë si mosrespekt për islamin.

Asadi kishte më shumë sukses duke e përdorur nacionalizmin për të përkrahur legjitimitetin e tij. Suksesi relativ i Sirisë në luftën e vitit 1973 me Izraelin, pati përkrahje për Asadin në Siri. Më vonë Asadi apeloi për unitet në Siri pasi ai e konsideronte si tradhëti të Egjiptit duke e nënshkruar marrëveshjen e Kamp Dejvid me Izraelin.

Përderisa kriticizmi i regjimit të tij ngritej, Asadi konsolidoi kontrollin shtetërorë duke vënë këshilltarë të besueshëm në pozita kyce me autoritet. Por pasi që shumica e këtyre këshilltarëve të besueshëm ishin Alauit, procesi vetëm se përforconte ankesat se ai ishte një lider sektarian te i cili mungonte mandati nga populli. Shembulli më i spikatur i këtij trendi ishte vëllau më i vogël i Hafez al-Asadit, Rifat al-Asad. Rifati ishte vënë në krye të Kompanive të Mbrojtjes së Sirisë, njësive elite ushtarake të projektuara shprehimisht për të mbrojtur regjimin. Këto njësi ishin të përbëra nga ushtarët Alauit, dhe ishin konsideruar të jenë trupat më lojale dhe të afta të Sirisë.

Edhe pse shumica e opozitës Siriane besonte se Rifat al-Asad dhe Kompanitë e Mbrojtjes përfaqësonin korrupsionin e shfrenuar dhe qeverinë sektariane të Sirisë. Rifati i kishte dhënë kritikë të madhe Hafez-it që në mënyrë të vazhdueshme të imponoj dhunën kundër armiqëve të tij. Këtë e besonte edhe diktatori ku thoshte se përdorimi i vazhdueshëm i dhunës kohë pas kohe krijon legjitimitetin e tij.

Shkallëzimi i dhunës, masakra dhe propaganda.

Kah mesi i viteve 1970-ta, skena ishte e rregulluar për hapjen e letrave ndërmjet Vëllazërisë Myslimane, posaqërisht me “Luften Avangarde” të Maruan Hadid-it dhe regjimit të Asadit. Kjo ishte për shkak të situatës së keqe ekonomike në Siri, por ishte edhe vendimi i disa shteteve Arabe që ta ndalonin shitjen e naftës në Siri me çmim më të ulët, pas intervenimit të Asadit në Liban. Refugjatët nga lufta civile e Libanit vërshuan nëpër qytetet e Sirisë, duke krijuar krizë strehimore që në mënyrë drastike e rriti koston e jetesës. Situata u përshkallëzua në mënyrë drastike pas arrestimit të Hadidit nga forcat siriane. Në vend që të gjykohej, Hadidi filloi një grevë urie dhe vdiq në spitalin ushtarak në Horasta në qershor të vitit 1976.

Martirizimi i tij iritoi shumicën e opozitës siriane dhe në vend të tij sollën një inxhinier të ri dhe agresiv të quajtur Adnan Aqla në lidershipin e “Luftës Avangarde”. Aqla filloi të organizoj sulme të shkallës së vogël gati menjëherë pas marrjes së komandës së “Luftës Avangarde”. Ajo çka ishte më e rëndësishme, ata ishin të fokusuar së pari kundër alauitëve, e jo kundër caqeve qeveritare apo Ba’th-iste. Përleshjet e shkallës së ulët vazhduan deri në 16 qershor 1979, kur “Lufta Avangarde” sulmoi Shkollën e Artilerisë Fushore në Alepo, duke vrarë 32 kadetë dhe duke plagosur edhe 54 të tjerë.

E vërtetë apo jo, thashethemet shtjelloheshin se shumica e të të vrarëve ishin alauit, e kjo shërbeu për përshkallëzimin e tensioneve sektariane. Përgjegjja e qeverisë siriane për masakrën e Alepos ishte e shpejtë. Dhuna vetëm sa u përshkallëzua. Pas tentimit të vrasjes së Asadit, vëllau i tij Rifati dhe Kompanitë e Mbrojtjes u kundërpergjigjën duke i masakruar me qindra kundërshtarë të Vëllazërisë Myslimane që ishin të burgosur në Palmira. Këto përpjekje për t’i trembur dhe demoralizuar Vëllazërinë Myslimane kishin marrë një ofenzivë të madhe për t’i turpëruar Vëllazërinë Myslimane, së pari duke i thënë atyre se janë agjent të qeverive të huaja. Argumenti kryesor i Asadit ishte se qeveritë e Egjiptit dhe Izraelit ishin duke bërë komplot kundër Sirisë dhe duke e përdorur Vëllazërinë Myslimane që të përcajnë shtetin e Sirisë. Vëllazëria Myslimane ishte e mbështetur nga Iraku dhe Jordani, dhe kishte lidhje të ngushta me disa milici Libaneze që ishin të përafërta me Izraelin. Ne vitin 1980, forcat siriane bastisën një kamp trajnimi në teritorin Jordanez. Në vend që t’i referohet Vëllazërisë Myslimane (al-Ikhëan al-Muslimun), liderët e partisë Ba’th iu referuan si tradhëtarë të Myslimanëve (Khuwwan al-Muslimun).

Asadi gjithashtu kishte rregulluar marrdhëniet me fundamentalistët e regjimit Shia që posa kishin marrë pushtetin në Iran. Asadi gjeneroi përkrahjen e Iranit duke e krahasuar Vëllazërinë Myslimane me atë të anti-Khomeini Mujahidin-e-Khalq, dhe duke luajtur nën brengat rreth armikut të përbashkët, Irakut. Pavarësisht përpjekjeve për të de-ligjitimuar Vëllazërinë Myslimane, grupi siq duket kishe rritur numrin e anëtarësisë së saj gjatë fundit të viteve 1970-ta. Përderisa Vëllazëria Myslimane u rrit më e fortë dhe më e sigurtë, Asadi ndërmorri masa më të ashpra për t’i luftuar ata. Pas një kryengritje të shkurtë në qytetin Hama në Qershor të vitit 1980, Asadi miratoi Ligjin Numër 49, që e ndaloi Vëllazërinë Myslimane në Siri dhe bëri që anëtarsimi në këtë organizatë të jetë i dënuar me vdekje. Vëllazëria Myslimane ishte prezent kudo në shoqërinë siriane duke marrë pjesë në disa sulme me bomba dhe prita kundër qeverisë dhe caqeve Alauite anekënd Sirisë. Shumica e këtyre sulmeve ishin bërë nga “Lufta Avangarde” e Adnan Aqla-s, por Asadi ishte i paaftë apo nuk donte t’i bëjë këto dallime. Në shtator 1979, një i burgosur nga Vëllazëria Myslimane që ishte sjellur para gjyqit kishte thënë: “Vrasja është gjuha e vetme që të komunikohet me shtetin”.

Hama

Qyteti Hama gjithmonë kishte rol special në luftën e gjatë të Vëllazërisë Myslimane për të marrë pushtetin në Siri. Hama nuk ishte vetëm qytet tradicional i fesë, por Hana ishte edhe vendi i lindjes së Maruan Hadid-it dhe baza e lëvizjes radikale. Forcat e sigurisë së Asadit ishin shumë mirë të vetëdijshëm për rëndësinë e Hamas. Në fund të vitit 1981, shkalla e dhunës kishte ndodhur në Damask ku në një sulm me bombë ishin vrarë 64 persona. Asadi vendosi se durimit i kishte ardhur fundi. Më 2 shkurt, Rifat Asad kishte infiltruar 1500 komando në qytetin Hama dhe 1500 të tjerë i kishte vendosur në periferi të qytetit. Por kur komandot tentuan të hyjnë në lagjën e vjetër të Hama-s të quajtur Barudi, Vëllazëria Myslimane ishte gati.

Nën oshëtimën e mitralozëve, komandot e Rifatit ishin të shtyrë të ikin jashtë Barudit e altoparlantët e xhamive kërkonin nga i gjithë qyteti që të luftojnë. Luftëtarët Islamik nxituan nëpër rrugë duke masakruar zyrtarët Ba’thist në krevatet e tyre dhe duke sulmuar stacionet policore dhe duke marrë armatimin. Kështu Hama u morr nën kontrollin e Vëllazërisë Myslimane.Vëllazëria Myslimane shpresonte që kryengritja e Hames do të frymëzojë revolta të ngjashme anembanë Sirisë dhe kështu ti jap fund qeverisë Ba’thiste.

Pas marrjes së mësimit në Barudi, Rifati dhe Hafez Asad u rigrupuan. Njësitë e dominuara Alauite ishin sjellur për betejën e Hama-s. Beteja e fundit kishte zgjatur, por përfundimi kurrë nuk ishte në dyshim. Armata siriane me artilerinë e saj kishin rrethuar qytetin dhe në mënyrë sistematike e bënte pluhur nga distanca. Të gjitha lagjet u bënë rrafsh me tokë.

Një reporter i New York Times, Thomas Friedman shkroi pas vizitës së tij disa muaj pas betejës në Hama:

“E gjithë lagjja, me gjithçka në të, ishte lëvruar sikurse fusha e misrit në pranverë dhe pastaj u rrafshua. Unë së bashku me taksistin duke lëvizur ndaluam një të moshuar që ecte nëpër fushën e vdekjes.’Ku janë të gjitha shtëpitë që kanë qenë këtu?’ pyetëm plakun. ‘Jeni duke vozitur nëpër to’”, tha ai. “Por ku janë të gjithë njerëzit që kanë jetuar këtu?” I thashë unë. “Ju ndoshta jeni duke vozitur në disa nga ta, gjithashtu”.

Shkatërrimi sistematik i qytetit Hama kishte dërmuar Vëllazërinë Myslimane. Deri në 20 000 njerëz ishin vrarë, duke përfshirë shumë liderë të Vëllazërisë Myslimane. Sulmi i Hafez al-Asadit në Hama nuk ishte vetëm një sulm ushtarak, ishte një teror i organizuar shtetërorë për të ekzekutuar. Në popull flitej se “më mirë një muaj në Hama, sesa 14 vjet luftë civile si në Liban” Asadi më në fund kishte fituar legjitimitetin e tij të një diktatori – legjitimitetin e stabilitetit të përkrahur nga pushteti i pangarkuar. Nëse ka pasur një moment fitoreje për Asadin, ajo ishte më 25 prill 1982, kur Adnan Aqla, lider i “Luftës Avangarde” ishte zyrtarisht i shkarkuar nga Vëllazëria Myslimane. Për të qenë i sigurtë, legjitimiteti i tij nuk ishte demokratik; ishte një legjitimitet i një tirani; monopol mbi dhunën; vullneti për ta përdorur pushtetin dhe popullata ishte frikësuar mjaft nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm për të toleruar autoritarizmin e liderit të tyre.