PDK: “Nuk do të zmbrapsemi në mbrojtje të shtetit”

Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Ferizaj dhe Hani i Elezit, kanë qëndruar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

PDK ka përcjellë mesazhin se deputeti Kurti duhet të heqë dorë nga, siç e cilëson kjo parti, “uzurpimi institucional” dhe t’i kthehet rendit kushtetues, duke mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“PDK nuk do të ndalet në mbrojtje të shtetit dhe nuk do të zmbrapset në mbrojtje të interesit të qytetarëve”, thuhet në mesazhin e tyre.

Në fund, PDK e ka mbyllur deklaratën me sloganin: “Deri në fitoren e Republikës!”