Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me largimin e flamurit të Ukrainës nga hapësirat publike në kryeqytet.
Rama ka theksuar se Kosova duhet të respektohet si shtet dhe se marrëdhëniet me vendet tjera duhet të bazohen në respekt të ndërsjellë.
“Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë e sinqertë, por edhe shteti i Kosovës duhet të respektohet”, është shprehur Rama.
Reagimi vjen në një kohë kur Ukraina ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


