Kosova sot me 21.07.2026 është vendosur në numrin 3 nivelin më të lartë të rrezikshmërisë që ndodhë jashtëzakonisht rrallë, prandaj rekomandohet kujdes i lartë sonte pasdite dhe në mbrëmje.
Me rrezikshmëri shumë të lartë është vendosur zona ajrore që nga një pjesë e Detit Adriatik në verilindje të Italisë, pastaj pjesa qendrore e Detit Adriatik, Dalmacia e Kroacisë, Mali i Zi, Jugu i Bosnjës dhe Hercegovinës veriu i Shqipërisë dhe Kosova.
Atmosfera sot në këto zona parashihet të jetë jashtëzakonisht jo-stabile me potencial të mundshëm për stuhi shumë të fuqishme, breshër masiv dhe me përmasa të mëdha, erëra shumë të fuqishme dhe mundësi edhe pët tornado. Pra, kemi të bëjmë me nivele shumë të larta të jo-stabiliteteve atmosferike.
Duhet potencuar: këto fenomene janë plotësisht normale gjatë stinës së verës, edhe pse janë të rralla në nivele kaq të larta janë plotësisht normale. Gati çdo verë përpos nxehtësisë ka edhe stuhi të fuqishme. Kjo ka ndodhur gjithmonë, ndodhë tani dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, prandaj duhet pasur kujdes deri të kalojnë dhe dëmtimet lokale nga këto stuhi janë të pashmangshme.

Kosova
Një 20-vjeçar mbetet i vdekur pas rënies së vinçit në Prishtinë
Vdes një i ri pas rënies së vinçit në Prishtinë dhe disa punëtorë u lënduan pasi një kran u rrëzua në Lagjen e Spitalit
Redaksia FER 24 · 20 min më parë