Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 Shtator t’i bashkohen “Marshit për Liri”, në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës.

“Le të bashkohemi të gjithë në Marshin për Liri, në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të atyre që sollën lirinë dhe e ndërtuan shtetin”, ka thënë Reçica.

Ai theksoi se është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet fuqishëm për drejtësi, dinjitet dhe lirinë e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Është koha që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm për drejtësi, dinjitet dhe për lirinë e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës. Kosova pret ardhjen e çlirimtarëve të saj”, u shpreh deputeti Reçica.

Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen marshit dhe të dëshmojnë mbështetjen e tyre për çlirimtarët e Kosovës.