Punimet në sheshin përballë stacionit policor në Ferizaj po vazhdojnë dhe hapësira tashmë ka filluar të marrë pamje të re.
Shtrimi me kubëza dhe rregullimi i hapësirës po i japin një pamje më moderne këtij lokacioni, i cili pritet të shërbejë si hapësirë publike për qytetarët.
Punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët presin që projekti të përfundojë sa më shpejt.


