Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim zyrtar Koordinatorin e ri të Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley.
Gjatë takimit, palët diskutuan për ecurinë e projekteve të ndryshme zhvillimore që po zbatohen në Ferizaj, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Kombeve të Bashkuara në fusha me interes të përbashkët.
Kryetari Aliu e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të OKB-së në realizimin e projekteve që ndikojnë në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve, ndërsa u shpreh i gatshëm për forcimin e partneritetit edhe në të ardhmen.
Lokale
