Sot mbushen 15 vjet nga ndarja nga jeta e Ismajl Ramës (1942–2011), një prej figurave më poliedrike dhe të dashura të artit në Ferizaj dhe mbarë Kosovën.
Si aktor, regjisor, piktor e skulptor, ai la një gjurmë të pashlyeshme në skenën e teatrit dhe në artin pamor, duke iu përkushtuar artit me shpirt e pasion deri në ditët e tij të fundit.
Artistët e mëdhenj nuk harrohen kurrë — vepra dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e paçmueshme e trashëgimisë sonë kulturore.
I përhershëm qoftë kujtimi për Smajl Ramën!


