Ferizajit po tentohet t’i merret edhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara.

Nga pushteti që komunën e Ferizajt e la pa Spital Rajonal, pa Stadium të Futbollit, pa Ujëmbledhësin e Jezercit, pa ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, pa kyçje në autostradë, pa shumë projekte të kontraktuara dhe të nënshkruara me ministritë përkatëse para se të vinte ky pushtet, paska vendosur ta mbyllë edhe Universitetin e Ferizajt, një institucion që fillesat e tij i ka në ish-Jugosllavi si Shkollë e Lartë. Këta, në raport me Ferizajin, si duket po duan t’ia kalojnë edhe atij pushteti.

Çka është më zhgënjyese është kur këtë qasje e mbështesin disa intelektualë të Ferizajt. Unë nuk e di cili është roli i tyre: të mbrojnë interesin e qytetit apo të arsyetojnë shkatërrimin e qytetit të tyre.

Arsyetimi që po përdoret nga eksponentë të pushtetit lidhet me pretendimet për keqpërdorime nga rektori. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ato duhet të adresohen te organet kompetente, të hetohen dhe të trajtohen prej tyre. Përgjegjësia individuale nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të dëmtuar një institucion të tërë dhe për t’ua mohuar studentëve të drejtën për arsim.

Këtyre sikur po u pengon Komuna e Ferizajt dhe sukseset e saj. Këta, si duket, prapë kanë dëshirë me na kthy nën Gjilan. Po i kuptoj këta të pushtetit, se e kanë edhe pushtetin edhe prejardhjen andej, por do intelektualë që në biseda private e postime publike na lodhin me dashurinë ndaj qytetit, çka ka ndodhë? Sa po përfitojnë nga ky angazhim shtesë…