Ferizaj shënon një tjetër sukses në nivel ndërkombëtar, duke u përzgjedhur zyrtarisht si “Qytet Evropian i Sportit 2027”.

Qyteti i Ferizajt tashmë do të jetë pjesë e rrjetit evropian të qyteteve të sportit, pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit (ACES).

Lajmi është konfirmuar përmes një letre zyrtare të datës 2 nëntor 2026, të nënshkruar nga presidenti i ACES, Gian Francesco Lupattelli.

Ky vlerësim ndërkombëtar vjen në shenjë të angazhimit për zhvillimin e sportit, investimeve në infrastrukturën sportive, mbështetjes së klubeve dhe sportistëve, si dhe organizimit të aktiviteteve që synojnë përfshirjen sa më të madhe të qytetarëve në sport.

Me këtë titull, Ferizaj fiton një mundësi të rëndësishme për të promovuar potencialin e tij sportiv në Evropë, për të krijuar bashkëpunime ndërkombëtare dhe për të shkëmbyer përvoja me qytete të tjera evropiane.

Titulli “Qytet Evropian i Sportit 2027” përbën një vlerësim të rëndësishëm për Ferizajn dhe një përgjegjësi për të vazhduar investimet dhe zhvillimin e sportit në të ardhmen.

Urime sportistëve, trajnerëve, klubeve sportive dhe të gjithë qytetarëve të Ferizajt!