Marrëveshja për realizimin e këtij projekti u nënshkrua sot së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Në kuadër të investimit do të trajtohen gjithsej 51 njësi banimi, përfshirë:
32 njësi të reja të banimit social;
11 shtëpi që do të renovohen;
8 shtëpi që do të rindërtohen.
Ky projekt synon rritjen e kapaciteteve të banimit social dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e cenueshme, përfshirë edhe familjet nga komunitetet jo-shumicë



