Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka publikuar një status nga aktiviteti i platformës “Liria ka emër”, ku ka thënë se, së bashku me qindra qytetarë, kanë nisur numërimin mbrapsht për kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Ferizaj pret çlirimtarët lavdiplotë”, ka shkruar Aliu, duke theksuar se më 16 shtator synohet të shënohet, sipas tij, “triumfi i drejtësisë dhe ngadhënjimi i së vërtetës”.
Postimi u bë nga sheshi “Adem Jashari” në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të platformës “Liria ka emër”.


