Komunat protestojnë!

Më 1 Shtator 2026, Komunat protestojnë për gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në pushtetin lokal, për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimin e normës së përvojës së punës prej 0.5% nga buxheti i nivelit qendror, kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Ky është vendimi i marr sot në Këshillin e Kryetarëve të Komunave në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Paqësisht, pa ngjyrime politike, ngremë zërin së bashku, mbrojmë interesat e qytetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës! Tha Aliu ne fb.