Elmi Reçica: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për zhbllokimin e situatës institucionale në vend.

“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, ka shkruar Reçica.