Në qendër të Ferizajt është hapur sot një qendër e re rinore, e cila do t'u shërbejë të rinjve të qytetit për aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative.
Hapësira e re ofron salla për trajnime, një bibliotekë të vogël si dhe zona për takime e punëtori. Organizatat rinore lokale kanë qenë pjesë e planifikimit të këtij projekti.
"Investimi te të rinjtë është investim te e ardhmja e Ferizajt", thanë përfaqësuesit gjatë ceremonisë së hapjes.