Sipas parashikimeve meteorologjike, fundjava sjell mot të ngrohtë dhe me diell në të gjithë rajonin, përfshirë Ferizajn.
Temperaturat pritet të arrijnë vlera të larta gjatë orëve të mesditës, ndaj qytetarët këshillohen të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të shmangin ekspozimin e gjatë në diell.
Institucionet shëndetësore rekomandojnë kujdes të shtuar sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.